Parlamenti miraton ndryshimin e 10 ligjeve të paketës së reformës në drejtësi

Politikë | 6 vite më parë

Parlamenti ka miratuar për ndryshimin e 10 ligjeve të paketës së reformës në drejtësi. Paketa, që prek ligjet e reformës në drejtësi, u miratua falë votës pro të deputetëve të opozitës parlamentare. Kjo paketë ndryshimesh kërkonte një shumicë të cilësuar të votave, të 84 deputetëve të Kuvendit. Por ato janë votuar nga 93 deri në 96 vota pro, me mbi 20 vota pro të opozitës parlamentare.

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka qenë i vetmi që ka bërë publike votën e tij pro dhe e lidhi me këtë arsyetim. Ai është shprehur dakord për ngushtimin e hetimit për sa i përket SPAK. Sipas Murrizit, SPAK duhet të merret me politikanët që nga deputetët e deri tek kryetarët e bashkive.

“I votova pro 10 ligjet. Edhe më herët kam thënë se duhet të ngushtohet hetimi i SPAK, se nuk ka pse merret me një polic në Korçë. Shumë mirë bëtë që ja ngushtuat objektin e hetimit. Duhet të merret me këta që janë në Kuvend, me ministritë, me Presidentin me Bashkitë, me drejtoritë. Jo me administratën, as me makinën me xhama të zi. Shqiptarët presin që kjo drejtësi të verifikojë pasuritë e Kuvendit. Lundrojnë në miliona euro pasuri të paluajtshme. Me vila 2 mln euro që i shef komshi të tre partitë”, tha Murrizi.

Ligjet e votuara

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.31995 “Kodi i procedurës penale i Republikës së Shqipërisë”

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

“Kodi i procedurës civile i Republikës së Shqipërisë”

“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”

“Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”

“Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme