KQZ miraton listën e PS dhe të LSI për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të plotë listën zgjedhore të PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nga verifikimet e bëra nga KQZ, rezulton se të gjithë kandidatët janë të pastër dhe nuk bien ndesh me kriteret e dekriminalizimit. Fillimisht KQZ ia ktheu PS-së për korrigjim listën, duke ndërruar vendet në Elbasan të Marsida Hysenit me të Shkëlqim Bullarit. Administrata e KQZ njoftoi se 3 nga kandidatët rezultojnë të dënuar me gjobë, por kjo nuk përbën kusht që ata të skualifikohen nga gara.
“3 kandidatë të PS kanë raportuar dënime me gjobë, por dënimi me gjobë nuk përfshihet në skemen e ndalimit për të kandiduar. Kandidatët për deputetë nuk përbëjnë kusht për mos rizgjdhjen e tyre më 25 prill”.
KQZ ka miratuar gjithashtu edhe listën e LSI. Pavarësisht se 7 kandidatë kishin deklaruar dënime penale, ata moren “OK”, pasi nuk ishin në kushtet e moszgjidhjes.
“7 kandidatë për deputetë të LSI kanë deklaruar dënime penale, por nuk përbëjnë kusht për të mos u zgjedhur për deputet në zgjedhjet parlamentare”
Miratohen kandidatët VV
KQZ ka miratuar edhe 3 kandidaturat e Lëvizjës Vetetëvendosje në Shqipëri. Për Bojken Abazin KQZ thotë se ka deklaruar disa procedime penale të mëparshme në Kosovë, por kandidatura e tij u miratua. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Iljaz Shehun si kandidat të Lëvizjes Vetëvendosjes në Lezhë, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. KQZ ka regjistruar Kreshnik Luan Merxhanin, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër. KQZ ka regjistruar Boiken Xhelal Abazin,si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Tiranë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




