Pandemia, Ristani : “Të votojnë të infektuarit, s’është e pazgjidhshme”

Politikë | 6 vite më parë

Ish kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, thotë se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet t’i jap zgjidhje votimit në 25 prill për qytetarët e prekur nga Covid-19. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Ristani tha se mungesa e kapaciteteve nuk është arsye që prevalon mbi të drejtën kushtetuese.

“Ky nuk është argument, ndërkohë që e ke të zgjidhur me ligj që për njerëzit e sëmurë ngrihet qëndra e votimit në spital apo i dërgohet kutia e votimit në shtëpi. Nuk ështe e pazgjidhshme. Duhet të ishte trajtuar me kohë se nuk filloi dje pandemia. Pra, kemi pasur të gjithë kohën e mundshme dhe kemi të gjitha kapacitetet për ta realizuar këtë të drejtë. Në rast se nuk bëhet do të jetë një shkelje shumë e madhe e ligjit dhe tregon mungesë vullneti.”- tha Ristani në “Përballë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme