25 prilli/ KQZ i ktheu listat, PD rirendit kandidatët për deputetë

Partia Demokratike ka ridepozituar në KQZ dokumentacionin e kandidimit të rishikuar. KQZ i kishte kthyer dokumentet PD për shkak të kuotave gjinore. Megjithëse KQZ i kërkoi më pak emra, PD ka depozituar sërish më shumë emra në listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë, nga lista e Tiranës qe u depozitua sot në KQZ mungon emri i Gazmend Koduzit. Ky i fundit më herët ishte renditur i 23 në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë. Në qarkun e Elbasanit, Gjirokastrës, Dibrës, Kukësit dhe të Beratit nuk ka asnjë ndryshim në listën e kandidatëve për deputetë. Nga lista e kandidatëve për deputetë në qarkun e Shkodrës është hequr edhe emri i ish-nënkryetarit të bashkisë Fatlum Nurja, i cili deklaroi publikisht se nuk kishte firmosur për të qenë kandidat për deputet në listë.
Po ashtu, në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës ka pësuar ndryshime në renditje emri i Dorian Telitit, i cili ishte renditur i 26-ti. Ai është renditur i 23-ti. Ndërkohë që është shtuar në listë emri i futbollistit Gentian Muça, i cili është vendosur në listë i 26-ti. Korab Lita është pozicionuar nga vendi 34 në vendin e 33 në listë dhe është ndryshuar me Ledjana Fratarin.
Në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë janë shtuar emrat, Ethem Aga në pozicionin e 36, Rivelino Cuno, e 38 në listë dhe Irisa Cupa e 43. Dhimitër Muslia ishte i 38, ka shkuar në 41 në listë dhe Havzi Ahmati është ulur në listë më një pozicion.
QARKU TIRANË
- Lulzim Basha
- Jorida Tabaku
- Alfred Rushaj
- Albana Vokshi
- Sali Berisha
- Agron Shehaj
- Fatmir Mediu
- Grida Duma
- Shpëtim Idrizi
- Belind Këlliçi
- Vangjel Dule
- Mesila Doda
- Dashamir Shehi
- Flamur Noka
- Orjola Pampuri
- Aldo Bumci
- Ivi Kaso
- Oriela Nebiaj
- Gent Strazimiri
- Mirela Tabaku
- Clirim Gjata
- Sali Shehu
- 23 Dorian Teliti (Ndryshon renditja, ishte i 26)
- Enkeleda Sallaku
- Arben Tafaj
- 26 Gentian Muca (Shtohet në listë)
- Arjana Cela
- Artur Rroshi
- Anduena Qefalia
- Ylber Valteri
- Taulanta Jupi
- Petrit Doda
- 33 Korab Lita (rirenditje me një pozicion)
- Ledjana Fratari (ndryshohet me Litën)
- 35 Asllan Dugjani (rirenditje ngrihet me 1 pozicion
- 36 Ethem Aga (shtohet në listë)
- Mimoza Hajdarmataj
- 38 Rivelino Cuno (shtohet në listë)
- Bashkim Murati
- Juela Hamati
- 41 Dhimitër Muslia (ishte i 38, ka shkuar në 41)
- Havzi Ahmati (ulet në listë me një pozicion)
- Irisa Cupa (Shtohet në listë)
QARKU VLORË
Në listën e kandidatëve deputet për Vlorën, është kryer një ndryshim në renditje, Nada Daullja, ka kaluar nga e nënta në renditje ka kaluar e gjashta, ndërkohë që Nadire Meçorapaj. Sakaq Vangjel Anagjosti është shtuar në listën e kandidatëve për PD, dhe është hequr Lorenc Danaj që ishte renditur i 13-ti në listë. Po ashtu Afrovita Dhimojani është ngritur me një pozicion dhe është shtuar Eda Begaj dhe është larguar Ilir Gunabardhi.
- Eda Begaj (shtohet dhe largohet Ilir Gunbardhi)
- Bujar Leskaj
- Ina Zhupa
- Fatjon Veizaj
- Arber Agalliu
- Gëzim Ademaj
- Nada Daullja ndryshim renditje, nga e nënta kalon në vend të 6
- Jolio Dine
- Julian Zoto
- Nadire Mecorapaj (ndryshim renditje, nga e gjashta kalon në vend të 9)
- Vangjel Anagjosti shtohet, (hiqet Lorenc Danaj që ishte renditur i 13)
- Artird Hoxha
- Alta Haluci
- Lasko Nasti
- Edmond Fetahu
- Manjola Nikolla
- Hysni Sharro
- Afrovita Dhimojani (ngrihet me një pozicion)
- Eda Begaj (shtohet dhe largohet Ilir Gunbardhi)
Në qarkun e Korçës është bërë ndryshim në renditje për kandidatët për deputet për Andrea Simakun dhe Anila Hysenbegasi. Po ashtu është shtuar Diana Sino dhe është larguar Ilia Kadhena.
QARKU KORÇË
- Edmond Spaho
- Sorina Koti
- Ervin Salianji
- Bledjon Nallbani
- Saladin Jakupllari
- Marjeta Halili
- Andrea Mano
- Alfred Gega
- Soela Myrtollari
- Erion Haruni
- Andrea Simaku (ndyshim renditje, nga i fundit kalon i 11)
- Anila Hysenbegasi (ndryshim renditje)
- Arben Kambo
- Magdalena Hoxha
- Kiço Tane
- Landi Gushi
- Diana Sino (Shtohet në listë)
- Nikollaq Doku
QARKU SHKODËR
Në Qarkun e Shkodrës Partia Demokratike ka shtuar tre emra Liljan Idrizaj, Imeldi Sokoli, Denisa Meci dhe është hequr nga lista Fatlum Nurja.
- Helidon Bushati
- Emilia Koliqi
- Ramadan Likaj
- Greta Bardeli
- Zef Hila
- Ludovik Hasanaj
- Bardh Spahia
- Nard Ndoka
- Izmira Ulqinaku
- Aldo Gega
- Arben Gjuraj
- Helga Sallaku
- Arben Lushaj
- Ermira Cobaj
- Zyhdi rreshketa
- Astrit Kuçi (shtohet në listë)
- Lindita Hyseni (rirenditj)
- Ditmir Harusha
- Liljan Idrizaj (shtohet në listë)
- Imeldi Sokoli *shtohet
- Denisa Meci shtohet
QARKU DURRËS
Në Qarkun e Durrësit, janë pakësuar emrat e kandidatëve për deputet, nga 25 që ishin më parë janë vetëm 21. Në listë është shtuar emri i Merita Dakovellit dhe janë larguar Roel Zoga, Leonard Feteçi, Edi Nushi, Ledia Shehu.
1.Edi Paloka
- Agron Duka
- Merita Bakiu
- Oerd Bylykbashi
- Ferdinand Xhaferi
- Andia Ulliri
- Igli Cara
- Rezart Tusha
- Manjola Luku
- Florian Tahiri
- Agim Baci
- Blerina Reci
- Selman Tema
- Erzen Laci
- Merita Dakovelli (shtohet në listë)
- Aulon Kalaja
- Armand Brahimaj
- Arjeta Keci
- Arjon Barjamaj
- Ivo Jorgoni
- Edlira Devolli
Në listën e kandidatëve për deputetë në Lezhë PD ka shtuar Maksim Kolën dhe është hequr Elida Doda. Pak ditë më parë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi kthimin e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, për shkak se janë më shumë emra se sa përcakton Kodi Zgjedhor, si dhe kishte shumë gabime për shkak të kuatave gjinore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




