Peleshi prezanton Xhaçkën si kandidate në Kolonjë

Partia Socialiste synon të marrë një rezultat surprizues në qarkun e Korçës në zgjedhjet e 25 prillit me 7 mandate të fituara. Ky është objektivi i shpallur nga drejtuesi politik i qarkut, njëherësh Ministër i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë takimit prezantues të kandidates Olta Xhaçka në bashkinë e Kolonjës. Duke vlerësuar përvojën politike, por edhe cilësitë e kandidates që është renditur e pesta në listën e kandidatëve, Ministres për Europën e Punët e Jashtme, zoti Peleshi tha se “është një vlerësim që Partia Socialiste dhe kryetari i saj, Edi Rama i bën qarkut të Korçës e për më tepër Kolonjës”:
Nga ana e saj, ministrja Olta Xhaçka, duke vlerësuar prezantimin e drejtuesit politik të qarkut, por edhe mikpritjen në zonën ku ajo rikthehet për të kandiduar deklaroi se do të jetë afër kolonjarëve për të bërë më të mirën për këtë zonë:
Drejtuesi politik i qarkut Niko Peleshi garantoi se investimet e nisura nga qeveria në këtë zonë siç është edhe loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë do të vijojnë, duke përgjysmuar kohën për ta lidhur këtë zonë me jugun e vendit. Kryetari i bashkisë së Kolonjës vuri në dukje faktin që kjo bashki është e para që në fund të vitit 2021 do të ketë në 100 përqind të territorit të saj 24 orë ujë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



