Rama: Kush zgjedh LSI-në, zgjedh Metën e jo drejtësinë, 25 prilli është rasti të çlironi vendin

Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar nga Lezha LSI dhe Presidentin, Ilir Meta. Duke iu referuar deklaratës së këtij të fundit, i cili tha se nëse Rama fiton në zgjedhje pa prekur votën, ai do të japë dorëheqjen pas 25 prillit, kryeministri i’u bëri thirrje të gjithve se ky “është momenti për të çliruar vendin nga imazhi që i jep Presidenti aktual, i cili, sipas tij, “ka marrë peng Presidencën dhe Kushtetutën”. Sipas zotit Rama, kush zgjedh LSI-në, zgjedh Ilir Metën dhe jo drejtësinë.
”Në këtë, skuadra e Monikës është problemi i madh i vendit tonë, problemi i madh i jetës sonë politike. I vetë politikës shqiptare. Këto zgjedhje mes të ardhmes dhe të shkuarës. Mes taksës progresive, dhe të sheshtë që është armiku real. Zgjedhje mes rilindjes urbane që duhet të vazhdojë, dhe edhe më thellë në zonat rurale. Dhe anti-qytetarisë planifikim. Është zgjedhje mes shëndetësisë që duam, dhe kështu me radhë. Troç fare, thjesht fare. Është zgjedhje mes drejtësisë së re dhe Ilir Metës. Kush zgjedh sidomos LSI-në, sidomos LSI-në zgjedh Metën dhe jo drejtësinë. Duke qenë se Ilir Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti për të gjithë ata që duan të çlirojnë nga barra gjithmonë e më e rëndë e imazhit që krijon ky njeri që ka marrë peng Presidencën dhe ka marrë peng Kushtetutën duke e shpërfytyruar rolin e kryetarit të shtetit. Të bëjnë zgjedhjen”.
Në këtë takim nuk mungoi as ironia për kreun e PD Lulzim Basha, për të cilin thotë se është kukull që nuk argëton askënd e nuk i duhet askujt.
“Basha s’është rrezik për demokracinë. Nuk është problemi i këtij vendi. Është kukull në duart e Saliut dhe Metës, që e kanë rrethuar me një tabor krushqish, të uritur. Një kukull që nuk argëton askënd. Përkundrazi nuk i duhet askujt. Besoj se është koha për të bërë një zgjedhje për familjen, qytetin, për fshatin, për vendin e punës, në sensin që secilin, për të rritur pagat, pagën minimale. Për të ulur tatimin mbi fitimin, si forcë e kualifikuar në ndërmarrjet e këtij vendi. Në organizmat ekonomikë të këtij vendi. Për të fuqizuar mjekët dhe infermierët, mësuesit e policët. Për të shkuar përtej ndasisë politike pasi nuk kemi alternativë qeverisëse, përveç PS. Nuk mundet dot ta hedhim poshtë këtë punë të mundimshme, duke i lënë shteg mbijetese në pushtet Ilir Metës. Kjo është më e thjeshta”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



