Bindja Demokratike prezanton kandidatët për Korçën

Politikë | 6 vite më parë

Nga Korça ku bëri prezantimin e listës së kandidatëve të Bindjes Demokratike, kryetari i kësaj partie Astrit Patozi komentoi edhe për incidentin e krijuar tek zyrat e FRD me Presidentin Meta.

Unë nuk dua të merrem me sherret banale të politikës së vjetër në këtë kohë, mund të them vetëm një gjë që janë shenja të sigurta se shqiptarët duhet të ndërroj partinë që kanë mbështetur deri tani. Kjo pasi këto parti nuk kanë çfarë ti japin më Shqipërisë, është një formë e shëmtuar e të bërit politikë e cila mesa duket do të degradojë deri sa të vijë 25 prilli dhe e vetmja ofertë që mund të sjellë diçka të re jemi ne ose ndonjë parti tjetër, por jo 3 klasiket e vjetra Pd, Ps apo Lsi.

Në lidhje me incidentet e Elbasanit Patozi tha:

Dita e verës ka vite që festohet dhe nuk ka ndodhur kurrë që të ketë kacafytje, ata u kacafytën dje, çka do të thotë se nuk kanë asgjë tjetër më të mirë për të bërë në raport me publikun. Është një provë tjetër që PS dhe PD janë karta të djegura. Sot ka ardhur koha që kjo politikë të përbuzet, të mos mbështetet sepse ja të njëjtët personazhe që bëjnë flirte dhe pazare por bëjnë eehe luftë. Kundërshtari uk është për të bërë pazare e as luftë sepse nuk është armik, kundërshtari është për tu respektuar dhe për të qenë përballë tij. Këta njerëz që sot po i nxjerrin pushkët njeri tjetrit nesër pas zgjedhjeve mund të bëjnë sërish flirte dhe mund të gjenden në një krevat politik. Shqiptarët këtë duhet ta dijnë pasi ata i kanë dhënë provat dhe mund ta bëjnë sërish. Prandaj e vetmja alternativë jemi ne. Jemi alternativa që nuk i kemi bërë asnjë dëm këtij vendi dhe paraqitemi me një projekt të ri dhe me listë të hapur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme