Arritja e marrëveshjes me Italinë për njohjen e patentave, Rama: Hapi i radhës njohja e pensioneve

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Italinë, për njohjen reciproke të patentave. Me një shënim në Twitter, Rama shkruan se nga sot, lejet e drejtimit të shqiptarëve, njihen si dokument zyrtar në Itali. Kryeministri thekson se hapi tjetër i “domosdoshëm” është njohja e pensioneve mes dy vende që, sipas Ramës, nuk do të vonojë.
Postimi:
U tha u bë
Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali
Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




