Basha në zyrat e FRD, gris urdhrin e Bashkisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, shkoi në zyrat e FRD pas incidentit të ndodhur, pasi Policia Bashkiake i kërkoi boshatisjen e ambienteve. Ndërsa grisi urdhrin Bashkisë për lirimin e ambienteve, Basha tha se “humbësi bëhet i rrezikshëm në ditët e fundit”. Ndërsa iu referua kryeministrit Edi Rama si “bisha e plagosur”, Basha tha se ai nuk do të mund ta trembi popullin dhe opozitën.
“Humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit, që populli i thotë “ruaji bishës së plagosur”. I them bishës së plagosur që nuk ke shans ta trembësh e frikësosh popullin që ka vendosur të të largojë më 25 prill. Nuk ke shans që ta trembësh opozitën, 25 prilli është ditë ndryshimi, këtë e dini ju, e dimë ne dhe e di edhe faktori ndërkombëtar e fare mirë dhe Edi Rama. Ngjarja e sotme tregon se ai ka humbur mendjen, ka dal nga fiqiri prej panikut të humbjes. Shqiptarët e kanë vuajtur dhunën e këtij shteti mbi 30 mijë qytetarë të nxjerrë nga shtëpitë pasi nuk paguanin dot energjinë. Dhuna e Edi Ramës dhe shtetit ët kapur prej tij, kanë qenë e keqja”, tha Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




