Basha : Në restorantin e kryeministrisë, Rama darkon me krerë të bandave!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se sipas tij darkon në ambjentet e Kryeministrisë me përfaqësues të bandave. “Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë” akuzoi kreu i PD gjatë rrugës për në Durrës .
Lideri demokrat Basha akuzoi po ashtu se procesi i rindërtimit është dëshmi e dështimit të kryeministrit Edi Rama. .“Me zë dhe me figurë ka shkelur çdo afat, sepse Rama e ka parë rindërtimin në funksion të dy gjërave, vjedhjes dhe përdorimit politik dhe kjo është arsyeja që sot kemi akoma edhe në Ishëm dhe në zona të tjera mijëra familje në çadra. Pra, për Ramën, rindërtimi ka qenë një mundësi më shumë për të grabitur para dhe për ta përdorur politikisht këtë fatkeqësi”, tha zoti Basha. duke shtuar se këtë çështje PD ka ngritur një ekip me ekspertët më të mirë. “Plani ynë për rindërtimin, të paktën do të kishte përfunduar në zonat rurale. Rama nuk i bëri. Në qytetin e Durrësit janë bërë përpjekje për të grabitur troje. Rindërtimi nga ngecur në vend dhe është një dëshmi e shndërrimit total të Edi Ramës. Ne kemi një ekip të veçantë për ta bërë këtë, nga ekspertët më të mirë.” premtoi lideri demokrat Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




