Bardhi: Me 25 prill, qeveria do jetë në krah të sipërmarrjeve

Politikë | 6 vite më parë

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi ishte sot në takim me biznesin në Librazhd. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët sipas tij me ndryshimin që do vijë me 25 prill, qeveria jo vetëm do jetë në krah të sipërmarrjeve, do lehtësojë e mbështesë biznesin, por do ta çlirojë ekonominë e tregun nga kapje si këto. “Kjo do të ndryshojë me 25 prill. Ka 8 vite që shtyp dhe falimenton bizneset dhe njerëzit, tani thotë dua prapë edhe më shumë vite për Shqipërinë. Po pse nuk bëre asgjë për 8 vite, tani dashke edhe 4 të tjerë. Me 25 prill, të gjithë bashkë, tek kutia e votimit sjellim ndryshimin. Me qeverinë që do vijë, do bëjmë ato gjëra që do të sjellin normalitet, që pronari juaj të rritet e të ketë më shumë para, që fëmijët tuaj të qëndrojnë këtu e të ndërtojnë jetën këtu”, tha Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin Bardhi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme