Dorëzon listën në KQZ, Topalli kandidon në 4 qarqe

Pasi dorëzoi në KQZ listat e kandidatëve për deputetë, që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka bërë një prezantim të secilit prej emrave që garojnë në qarkun e Durrësit, Korçës dhe Fierit. Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit. Në Kukës, Topalli ka kandidate Elsa Domin, e cila ka mbaruar studimet për juridik, në Tiranë. Disa vite më parë ka punuar si juriste, ndërkohë që aktualisht është avokate. Elsa Domi, vjen nga një familje e vjetër qytetarë e Kukësit. Partia e Topallit, ‘Lëvizja për Ndryshim’, ka dorëzuar e para listën e emrave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




