Kryeministri Rama prezanton skuadrën e PS për zgjedhjet e 25 prillit

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në një konferencë për mediat, ku pritet të prezantojë emrat e kandidatëve të PS për zgjedhjet parlamentare të 25  prillit. Fjalën e tij, shefi i qeverisë, e nisi me një falenderim të veçante për Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin, dy emra që nuk do të kandidojnë më për deputete.

“Ne sot do të zyrtarizojmë formacionin e skuadrës tonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. Dua të ndaj me publikun disa fjalë mbi objektivat tonë. Ndryshimi është në ADN-në e kësaj partie. Mbetemi alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve, edhe pse nuk jemi pa të meta, por më të mirë se ne nuk ka. Mbi 1500 të rinj dhe të reja kanë aplikuar tek platforma”, tha Rama në fjalën e tij. 

Nuk do jemi i pari në listë

Kryeministri u shpreh se vendet e para të listave në qarqe u janë rezervuar të rinjve.

 
“Në të gjithë formimin e kësaj skuadre kemi pasur në vëmendje karakteristikat e kundërshtarëve qasjet e tyre në probleme dhe ballafaqimin analitik mes lojtarëve. Pa diskutim, mbase juve ju surprizon, por e rëndësishme ka qenë mbledhje e analizave apo paragjykimeve të mediave, edhe në rrjetet sociale. Vetë dinamika është shumë e rëndësishme, por në fund, por jo për nga rëndësia, udhërrfyer për ne kanë qenë objektivat dhe mbi bazë të gjitha këtyre që thashë ne kemi përcaktuat objektivat për çdo qark dhe nivel kombëtar, skuadra do jetë mishërim i një përpjekje të sinqertë për të harmonizuar eksperiencën, burimet e brendshme me prurjet e reja që konvencionojnë mirë me nevojën e publikut, qoftë për fytyrat e reja, por ne nuk jemi vetëm të shohim zgjedhjet, por ne jemi forca që qeverisë dhe që do të qeverisë dhe ne duhet të vazhdojmë të garantojmë suksesin, ne nuk na lejohet që të bëjmë skuadra e programeve sa për të marrë vota se ne kemi detyrimin që të jemi shumë të qartë e konkret që të garantojmë rezultat e duhura të bashkëqeverisjes, me një skuadër të fortë në zgjedhje e qeverisje. Me një program të mirë në fushatë, por edhe për t’u zbatuar, skuadra janë produkt i propozimeve të drejtuesve të qarqeve, por këtë herë procesi ka qenë më i strukturuar”, tha Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme