Eglantina Gjermeni nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste, si kandidate për deputete

Eglantina Gjermeni nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste, si kandidate për deputete. Lajmin për largimin nga grupi parlamentar e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama.
“Eglantina solli në PS vlera dhe kontribute të reja. Për 12 vjet ajo përfaqësoi me dinjitet partinë tonë” shkruan kreu i qeverisë.
Zonja Gjermeni ishte deputete e Partisë Socialiste, ndërsa në vitin 2013 shërbeu si Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




