126 ish anëtarë të LSI në Fier kalojnë te PS, Petro Koçi: Ne jemi shpresa, përballë kemi çiftin Meta-Berisha

Gjatë ditës së sotme 126 ish anëtarë të LSI i janë bashkuar PS në Cakran të Fierit. Lajmin e bëri të ditur zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi gjatë një takimi me strukturat në Cakran. Koçi tha se 126 ish anëtarë të LSI janë të mirëpritur te Partia Socialiste për t’iu bashkuar projektit fitues të Edi Ramës, ndërsa tha se përballë kanë çiftin Berisha-Meta i ‘Koalicionit të Prapakthimit’.
“Në disa mbledhje radhazi për të institucionalizuar kalimin e 126 ish anëtarëve të LSI te Partia Socialiste. Ju mirëpresim me zemër në familjen tonë të madhe për t’u bashkuar rreth projektit fitues te Edi Ramës. Përballë kemi çiftin Berisha-Meta ose ‘Koalicionin e Prapakthimit’. Ne jemi ndryshimi. Do vazhdojmë punën për një Shqipëri edhe më të mire!”, tha Koçi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




