DOKUMENTI/ 2 muaj para zgjedhjeve, kryeparlamentari Ruçi u pret dietat deputetëve

Politikë | 6 vite më parë

Në një vendim të fundit nga ana e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, është vendosur që deputetëve tu priten dietat, pikërisht para nisjes së fushatës zgjedhore. Sipas vendimit të miratuar nga zoti Ruçi, thuhet se deputetët nuk do tu paguhen më shpenzimet për karburant, pagesa telefoni dhe bonus qiraje. Kjo do të jetë e vlefshme nga data 25-mars deri më 25 prill, ku deputetët nuk do të përfitojnë më për shpenzimet e karburantit, dietat brenda vendit dhe qiranë e banesës. Përjashtim do të bëhet vetëm në rast e gjatë kësaj periudhe Kuvendi do të zhvillojë veprimtari në komisione parlamentare/ seancë plenare, thuhet më tej në vendim.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme