Borrel: Përgëzojmë Shqipërinë për rrugëtimin e saj drejt BE!

Politikë | 6 vite më parë

Në një konferencë të përbashkët, shefi i diplomacisë së BE, Joseph Borrel deklaroi sot se Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformave. Borrell theksoi se BE është partneri kyç i Shqipërisë dhe se do të të qëndrojë në krah në rrugëtimin e saj drejt BE.”Së pari Shqipëria është partner kyç për bashkimin europian. Ajo është 100% në përputhshëri me vendimet e BE për çështjet e sigurisë. Kjo na jep një sinjal të qartë për përkushtimin për anëtarësimin në BE. Jeni shembull në Ballkan. Ne do vazhdojmë të ju qëndrojmë në krah në rrugëtimin drejt BE. Ne ju kemi dhënë dhe do vazhdojmë të ju japim mbështetje. Ne e përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara. Ne do të vazhdojmë të përgëzojmë Shqipërinë për rrugëtimin e saj drejt BE”u shpreh Borrel.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, zoti  Borrel kërkoi që në listat e kandidatëve të ketë njerëz me integritet.”Në kontekstin në të cilin jemi para zgjedhjeve, ne theksojmë nevojën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa u përket zgjedhjeve ne kemi edhe një mesazh për partitë politike: Integrimi europian duhet të jetë objektiv i të gjithëve. Polarizimi i skajshëm nuk i shërben vendit pasi pengon ecurinë dhe progresin e vendit. Ne presim të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit negociues”, tha ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme