Si pritet të jetë fleta e votimit më 25 Prill, KQZ miraton përmasat

Kronikë | 6 vite më parë

Komisioni Rregullator miratoi specifikimet teknike që duhet të ketë fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Sipas vendimit madhësia e fletës se votimit do jetë me përmasat e 297 milimetra e gjerë dhe 420 milimetra e gjatë, e njëjte me një fletë A3. Por, Komisioni  Rregullator la të hapur mundësinë e ndryshimit të fletës së votimit në varësi të listave shumë-emërore të kandidatëve për çdo zonë zgjedhore që duhet të depozitojnë partitë garuese në zgjedhje brenda datës 8 Mars.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme