Basha: Energjia, prioritet i PD-së!

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një vizite që bëri sot në një sipërmarrje të madhe prodhuese në Durrës tha se në programin e tij qeverisës energjia është prioritet. “Energjia është prioritet, ka qenë prioritet prej dekadash, për çdo ekonomi që ka bërë përpara dhe çdo ekonomi që duhej të bëjë përpara, energjinë duhet ta ketë a , b , c-në. Duhet ta ketë bazament”, u shpreh kreu i PD-së.
Lideri demokrat Basha tha se në rast fitoreje në zgjedhje ky lloj biznesi do të mbështetet nga qeveria e ardhshme, me subvencionime si edhe me lehtësira fiskale.“Hapi i dytë është që ne do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejtpërdrejta në mënyrë që kjo energji diellore të na kthehet në energji elektrike dhe të komplementojë energjinë hidrike. Kush do jen përfituesit? Përfituesi i parë do jetë vet shteti që është akoma pronari i KESH-it, i OSHE, i OST, i gjithë sistemit aktual të prodhim distibuimit. Pse? Kjo do na japë mundësin ne që energjinë e prodhuar nga uji ta shesim në kuotën më të lartë mundësisht në eksport”, tha zoti Basha. “Dhe këto janë para të cilat vijnë tek arka e shtetit dhe nesër paguhen mësuesit, doktorët, të papunët. Nesër ulen sigurimet e punonjësve të tu shkojnë në 18%, ulet taksa jote shkon në 9%, zerohet absolutisht gjithçka që ka të bëjë me ngritjen e linjave të prodhimit. Pra i pari që përfiton drejtpërdrejt është vetë shteti”, sqaroi lideri demokrat Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme