Presidenti Meta vijon sulmet ndaj qeverisë: Pranvera shqiptare po vjen!

Politikë | 6 vite më parë

Presidenti Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë se shfrytëzoi pabesisht pandeminë duke shkelur dhe cenuar të drejtat e qytetareve. Zoti Meta shprehet se këto shkeljen shkuan përtej COVID, ku qeveria shkatërroi demokracinë duke kapur institucionet e pavarura dhe ushtruar dhunë policore ndaj qytetarëve. Duke vijuar ta cilësojë 25 prillin si ditën e referendumi, Meta shprehet se kjo do të ndajë vendin nga epoka e errët e degradimit të shteti ligjor duke thënë se pranvera shqiptare po vjen.

“COVID-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave të qytetarëve për motive, që nuk kishin asnjë lidhje me pandeminë. Përpjekjet e Qeverisë për të shkatërruar demokracinë dhe kapur institucionet e pavarura nuk u kursyen as gjatë kësaj kohe, duke kulmuar me dhunë policore shproporcionale ndaj qytetarëve, shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar dhe miratimin e të tjera koncensioneve dhe akteve antikushtetuese, që cenojnë interesin publik e kombëtar. Duke e përshëndetur mesazhin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç bashkëndaj të njëjtin qëndrim se ky duhet të jetë viti për t’i thënë NDAL shkeljes së të drejtave të njeriut. Me referendumin historik të 25 prillit, qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë e errët e dhunimit të demokracisë dhe degradimit të shtetit ligjor. Pranvera shqiptare po vjen!”, shkruan Meta.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme