Ambasadori britanik përsërit apelin për partitë politike: Siguroni kandidatë të pastër!

Politikë | 6 vite më parë

Ambasadori britanik, Duncan Norman, ka përsëritur apelin për krerët e partive politike në vend, që “të sigurojnë kandidatë të pastër” në listat për deputetë. Me një shënim në Twitter, Norman shkruan se kandidatë duhet të jenë persona që duan të përfaqësojnë qytetarët dhe të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin, apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.

“Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët  të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë”, shkruan ambasadori.

Të njëjtën thirrje të përsëritur ka bërë edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, duke theksuar se shqiptarët “nuk duhet të votojnë për kriminelë”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme