Basha: Ulja e taksës në 9% do të jetë një çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare

Politikë | 6 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shkruan se ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Teksa ka publikuar momente nga takimi me një biznes të madh në zonën e Autostradës të zhvilluar paraditen e sotme, Basha vijon premtimet për zgjedhjet e 25 prillit. Ai thotë se sa më shumë para të mbeten në duart e bizneseve, aq më shumë vende të reja pune do të hapen.“Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta”, shkruan Lulzim Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme