SHBA shpall Ardian Dvoranin si kampion të luftës ndaj korrupsionit, reagon kryeministri Rama

Politikë | 6 vite më parë

Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, e cilësoi ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin mes 12 kampionëve në luftën ndaj korrupsionit ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një postim në “Twitter”, kryeministri shkruan se vlerësimi i bërë nga Sekretari i ri i Shtetit Amerikan, për Dvoranin, “është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi”. 

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon, por nuk harron,” shkruan Rama. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme