Basha në njësinë 7 në Tiranë: PD ka një plan do të shpëtojë ekonominë nga rrënimi!

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me qytetarë e biznese të zonës së Njësisë Administrative 7 në Tiranë, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre. “Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të jenë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve”, tha gjatë takimit zoti Basha.
Kryetari i PD, premtoi se qeveria e tij që do të dalë pas zgjedhjeve të  25 prillit ka një plan që ndihmon biznesin, qytetarët dhe shpëton ekonominë nga rrënimi.”Ne kemi një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit. Ju që punoni me djersën e ballit dhe nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite, që jetoni me frikën dhe terrorin e shtetit, nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj nuk do ta keni kundër siç e keni pas deri sot. Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë”, u shpreh lideri demokrat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme