Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ nuk regjistron 4 parti

Ndërsa na ndajnë dhe 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, KQZ ka zhvilluar sot një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive.
Nga 13 subjekte që kishin bërë kërkesë, 4 prej tyre nuk janë regjistuar. Bëhet fjalë për partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare; Partinë e Punës së Shqipërisë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë; Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar. KQZ më parë ka regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit edhe disa parti të tjera, e tre kandidatë të pavarur.
Vendimet e mbledhjes së KQZ ditën e sotme:
1.Partia Shqiptare Atdheu – regjistrohet
- Partia Pajtimit Kombëtar – regjistrohet
- Partia Ligj dhe Drejtësi – regjistrohet
- Partia Fryma e Re Demokratike – regjistrohet
- Partia Qytetare Shqiptare – regjistrohet
- Partia Uniteti Kombëtar – regjistrohet
- Partia Aleanca Kuq e Zi – regjistrohet
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve – regjistrohet
- Partia Aleanca Popullore – regjistrohet
- Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër – regjistrohet
- Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë – regjistrohet
- Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare – nuk regjistrohet
- Partia së Punës së Shqipërisë – nuk regjistrohet
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë – nuk regjistrohet
- Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar – nuk regjistrohet
- Organizata Komiteti Shqiptar i Hesinkit, kërkesë për akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë – miratohet
- Caktimi i Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave – shtyhet
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




