Përkujtohet 30 vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit

Në qytetin e Korçës është përkujtuar sot 30 vjetori i rënies së bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha. Dhjetëra- mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit, kishte lejuar pluralizmin politik. Edmond Spaho, drejtues politik i qarkut të Korçës në partinë Demokratike u shpreh se këtë vit korçarët dhe gjithë shqiptarët kanë një tjetër mision, atë të rrëzimit të Edi Ramës, për ta rikthyer vendin në binarët e demokracisë, të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies për të gjithë qytetarët:
Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




