PD: Edi Rama po na kopjon, por ne do ta çojmë Shqipërinë përpara

PD e opozitës ka deklaruar se kryeministri Edi Rama tashmë e ka kuptuar se planin e saj do ta çojë Shqipërinë para, ndaj edhe ka filluar të kopjojë pjesë të tij. “Edi e ka lënë në vend numëro Shqipërinë, ne do ta çojmë përpara” shkruan PD në një status të saj në rrjetin social Facbook. “Jemi të lumtur që shikojmë se Edi, më në fund, e kuptoi ashtu si gjithë shqiptarët, se plani ynë do ta çojë Shqipërinë para, ndaj edhe ka filluar të kopjojë pjesë të tij.
Po të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve, ai s’do të bëjë asgjë nga ato që thotë.
Edi e do mandatin e tretë që të vazhdojë të mos bëjë asgjë.
Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët.
Edi e ka lënë në vend numëro Shqipërinë, ne do ta çojmë përpara.
Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë.
Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë.
Kështu fiton Shqipëria” shkruan PD në statusin e saj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




