Zgjedhjet e 25 prillit, ministrja e Jashtme Xhaçka, bisedë me zv.sekretarin amerikan të Shtetit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me zv.sekretarin amerikan të Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euro-Aziatike, Philip Reeker. Ministrja Xhaçka vlerësoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshmë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa theksoi se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Ajo e njohu zv.sekretarin Reeker me masat e marra për të garantuar zgjedhje të lira dhe me standarde më 25 Prill 2021. Në fokus të bisedës ishte gjithashtu edhe bashkëpunimi dypalësh politik, ekonomik e rajonal, teksa Kryediplomatja Xhaçka u shpreh se Shqipëria mbetet e përkushtuar në forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneritetit strategjik me SHBA. Kujtojmë se viti 2021 shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




