Basha : Qeveria Rama përgjegjëse për shtimin e kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e BE-së

Kryetari i PD-së Lulzim Basha bën përgjegjëse qeverinë për shtimin e kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e BE-së. Pas takimit me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson, foli për disa nga pikat e planit të demokratëve, që synon të frenojë ikjen e shqiptarëve.
Këtë deklaratë Basha e bëri pas takimit me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson, të cilën e njohu me planin antimafia të PD-se.
Basha tha se është detyrë e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të çojë pëpara integrimin e Shqipërisë në BE.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




