Emisioni ‘Përballë’/ Ambasadori britanik i përgjigjet Ramës: “Çfarë thuhet në mënyrë private, mbetet private”

Për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kërkon zgjedhje të suksesshme, ndaj dhe interesi i Mbretërisë së Bashkuar për zgjedhjet e 25 prillit është i lartë.
” Zgjedhjet, sigurisht që janë të rëndësishme për popullin shqiptar. Kështu është dhe kështu duhet të jetë. Por zgjedhjet e sukseshme në Shqipëri janë të rëndësishme edhe për miqtë e Shqipërisë. Ne e kemi mbështetur Shqipërinë për dekada me radhë. I kemi dhënë ndihmë dhe mbështetje dhe e dëshirojmë shumë suksesin e Shqipërisë. Ne dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të anëtarësohet në BE dhe ne si Mbretëri e Bashkuar do të bëjmë gjithë çfarë mundim për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces. Një nga gjërat që ne të gjithë e dimë që kërkohet është: mbajtja e zgjedhjeve të sukseshme. Kështu që absolutisht, është një gjë mjaft e rëndësishme për popullin shqiptar, por ka rëndësi gjithashtu edhe për ndërkombëtarët, për ata që mbeështesin Shqipërinë, për miqtë e Shqipërisë dhe këtu sigurisht përfshihet Mbretëria e Bashkuar. “- tha Norman.
Në intervistën për gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin ‘Përballë’, ambasadori britanik ju përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Rama mbi përfshirjen e tij në ato që kreu i qeverisë i quan çështje të brendshme.
“Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhjet, unë qartësisht nuk po organizoj zgjedhjet, madje nuk ka pikë rëndësi për mua se kush i fiton zgjedhjet, por ka shumë rëndësi për mua dhe për Mbretërinë e Bashkuar që këto zgjedhje të jenë të sukseshme. Si diplomat nuk do të ishte e përshtatshme për mua për të folur për bisedat private. Nuk do ta bëja kurrë këtë… Disa njerëz e shohin këtë gjë ndryshe, por për mua çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private.” – theksoi Norman në ‘Përballë’.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



