Bashkia Korçë: 24 orë në shërbim të banorëve në qytet dhe në fshat

I menjëhershëm ka qënë reagimi i bashkisë së Korçës, pas deklaratës së ish kryetarit të Partisë Demokratike dega Korçë, Andrea Mano, në lidhje me situatën e krijuar në qytetin e Korçës pas rreshjeve të borës. Larisa Katundi, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun, në një dalje për mediat, ka deklaruar se gjatë këtyre tre ditëve, strukturat e bashkisë kanë qënë në gadishmëri të plotë 24 orë në shërbim të banorëve në qytet dhe në fshat.
“Kjo nuk është koha për të bërë politikë, duke shkruar deklarata qesharake që hedhin baltë mbi çdo punë të bashkisë, por është koha të angazhohemi dhe solidarizohemi të gjithë së bashku, me punë konkrete e me qytetari, siç i ka hije Korçës.” ka përfunduar fjalën e saj Larisa Katundi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




