Arrestimi i gjyqtares Hoxha, Kreu i ILD-së: Koha që secili të bëjë llogaritë e veta!

“Adresimi i paligjshmërive në sistemin e drejtësisë është luftë”, deklaron Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), Artur Metani, i cituar nga ATSH.
Metani reagoi lidhur me aksionin e një ditë më parë të SPAK ku u arrestua gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.
Ai nënvizon se tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta.
“Duke përshëndetur aksionin e djeshëm të SPAK, dua të nënvizoj se zbatimi i reformës në drejtësi, adresimi i paligjshmërive në sistem është luftë. Tani është koha që secili të bëjë llogaritë e veta”, thekson kreu i ILD-së, Metani.
Në dhjetor 2020, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e gjyqtares pasi kishte liruar nga burgu persona të dënuar me burgim të përjetshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



