Kreu i PD, Basha: Me Ramën, pagat arsimtarëve mbeten vendumëro

Politikë | 6 vite më parë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale një tabelë krahasuese e rritjes së pagave të mësuesve në dy qeverisjes demokrate dhe asaj socialiste. Lideri i opozitës pretendon se pagat e mësuesve gjatë tetë viteve mbetën në vendnumëro dhe se kjo do të ndryshohet sipas tij me ardhjen e opozitës në pushtet.

“Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro. E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme