Kreu i PR, Fatmir Mediu, reagon pas takimit ‘kokë më kokë’ me liderin e PD, Basha

Politikë | 6 vite më parë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pas takimit kokë më kokë me liderin e PD, Lulzim Basha. Në përfundim të takimit, Mediu la të kuptohet se ka një marrëveshje me Partinë Demokratike, duke treguar disa detaje nga biseda. Megjithatë theksin ai e vuri te rrëzimi i Edi Ramës nga drejtimi i vendit duke shprehur gadishmërinë për të kandiduar kudo. 

“Sapo përfundova takimin me z.Basha dhe kemi një mirëkuptim për të dalë me lista dhe program të përbashkët. Konkurrimi duhet të përfshijë njerëz që të maksimalizohet vota e opozitës. Në analizë se ku janë zonat dhe se ku do të jetë, është pjesë e diskutimit. E kam thënë, jam i gatshëm që të kandidojë kudo. S’kemi folur për këtë gjë, por për PR që ka peshë në votën elektorale. Nuk ka mandate PR në lista, por ka kontribute dhe konkurrime. S’ka vende të sigurta. S’mund të ketë vende të sigurta për kërkënd. PR ka peshën e saj elektorale. Ato vota duhet të jenë pozitive për mandate.”, tha Mediu.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme