Emisioni “Përballë” në RTSH1-HD, integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Politikë | 6 vite më parë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani thotë se shkëputja e dy vendeve në procesin e anëtarësimit me Bashkimin Evropian do të kishte pasoja rajonale. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Osmani tha:

“Në princip progresi në rrugën e euro integrimit është individual. Është sistem meritë base, sicc njihet ndryshe koncepti i regatës, secili lëshohet në ujë dhe pastaj do lëvizë në bazë të dinamikës të cilës do e imponon vet shteti. Mirëpo për shkak të rrethanave që janë krijuar në rajon ne kemi menduar se do kishte pasoja rajonale nje shkëputje e tillë. Prandaj mendojmë mqs Komisioni Europian ka konstatuar në raportet e veta objektive se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, në të dyja vendet ka vendim për fillimin e bisedimeve, nuk shohim arsye pse të dyja vendet nuk duhet të vazhdojnë këtë rrugëtim. Edhe pse mbledhjet ndërqeveritare do të mbahen me vete për të dyja vendet, pastaj do të caktohen plan veprime të vecanta, për të hapur kapitujt e ndryshëm dhe këtu rrugëtimi do ndahet.” -theksoi Osmani në Përballë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme