Vlorë, Kryemadhi prezanton kandidaten e LSI, i pari në listë Luan Rama

Grisejda Myslimi është njëra prej kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës. Pasi e ka prezantuar më parë në takimet e organizuara në qytetin e saj të lindjes, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kushtuar edhe një status të veçantë në fb kadidates më të re të LSI në Vlorë, një nga emrat e listës së kësaj partie që kryesohet nga zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.
Statusi i plotë i Kryemadhit
Grisejda, pedagogia nga Vlora që do të bëhet deputete…
Grisejda Myslimi është njëra nga shumë e shumë të reja dhe të rinj që kanë zgjedhur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.
E diplomuar për ekonomi dhe e specializuar në studime master shkencor në degën Financë – Bankë, në profili “Bankë dhe Tregje Financiare”, ajo u emërua dhe punon pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, ku kreu studimet master, si zgjedhje e vetë universitetit prej shtatorit të vitit 2013 e në vazhdim.
E brishtë në pamje të parë, por mjaftë këmbëngulëse dhe e vendosur, e thjeshtë dhe me shumë mirësi, ajo mbart vlerat më të mira të familjes së saj vlonjate, por edhe përfaqëson me shumë dinjitet gjithë brezin e saj të rinisë së qytetit ku lindi dhe u rrit.
Unë si kryetare e LSI-së ndjehem krenare që vajza si Grisejda zgjedhin të punojnë dhe të përfaqësojnë LSI-në, dhe me shumë besim, e mbështes kandidimin e saj në listën shumemërore të LSI-së në qarkun e Vlorës, e bindur se votuesit vlonjatë do të kenë mundësinë të zgjedhin dhe mbështesin emrin e saj dhe të LSI-së, si zgjedhjen më të mirë për Vlorën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



