Basha premton dyfishimin e asistencës ekonomike për familjet në nevojë

Politikë | 6 vite më parë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, premton se do të angazhohet për dyfishimin e asistencës ekonomike për familjet në nevojë, nëse PD do të marrë pushtetin. Me një shënim në Twitter, Basha thotë se PD do të sjelli “shpresë të re për Shqipërinë”.

“Unë angazhohem t’u dyfishoj menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton!”, shkruan Basha.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme