PD Korçë denoncon me fakte parregullsitë në listat paraprake zgjedhore

Politikë | 6 vite më parë

Partia Demokratike Dega Korçë edhe njëher tjetër ka denoncuar me fakte parregullsi në listat paraprake të zgjedhjeve të 25 prillit. Kësaj rradhe ka qënë ish kryetari degës PD Korçë Andrea Mano ai që u ndal sipas tij me prova në atë që ai e quajti skandal zgjedhor. Gjithnji sipas Manos në godinën e fakultetit na bazë të kodeve elektorale jetojnë më shumë se 1000 votues ashtu siç tha se në shtëpinë e kryetarit Sotiraq Filo banojnë 3 familje me mbiemra të ndryshëm si dhe në familjen Pendavinji banojnë 4 familje me mbiemra të ndryshme. Gjithashtu zoti Mano në këtë dalje para gazetarëve ka denoncuar ndarjet e familjeve të ndryshme korçare jo vetëm në disa qendra votimi, por akoma më tej në disa rrethe të vendit. Mano ka bërë me dije se për të gjitha këto parregullsi do vendosë në djeni ambasadën e shteteve të bashkuara të amerikës, ndërkohë që të gjithë dosjen do e dërgojë në SPAK.

Një ditë me parë ka qënë zëdhënsia e degës së PD korçë Klara Bici ajo që ka denoncuar parregullsi në listat paraprake zgjedhore, ndërkohë që Bashkia me drejtoren e Marrëdhënien Me Publikun Dhe Median Dhe Informimin Qytetar Larisa Katundi ka hedhur poshtë pretendimet e selisë Blu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme