Kuvendi rrëzon projektvendimin për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar

Projektligji i miratuar nga seanca e sotme ishte “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për krijimin e një përfaqësie të FAO-s në Republikën e Shqipërisë”.
Aktet normative të miratuara ishin: akti normativ nr. 34, datë 16.12.2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar”; akti normativ nr. 35, datë 16.12.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” miratuar me ligjin nr. 18/2020″; akti normativ nr. 36, datë 23.12.2020 “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik”; akti normativ nr. 37, datë 24.12.2020 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 8, datë 7.12.2019 të Këshillit Ministrave “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”; akti normativ nr. 2, datë 13.01.2021 “Për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit”.
Projektvendimet “Mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” dhe “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri” ishin dy nga tre projektvendimet në shqyrtim që seanca miratoi.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH)”, përkatësisht të z. Helidon Haliti, z. Besnik Mustafaj, z. Edmond Tullumani, nuk u miratua.
Njoftimi i plotë i Parlamentit
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për krijimin e një përfaqësie të FAO-s në Republikën e Shqipërisë” gjeti mbështetjen parimore në diskutimet e deputetëve diskutantë nga të gjithë grupet parlamentare. Ky projektligj, ndërkohë që FAO është duke ndjekur në vijimësi disa projekte në vend, përfundon edhe formalisht procedurën e lënë të pambyllur që prej vitit 2015. Në përfundim të diskutimeve, projektligji mori 95 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim.
Pesë aktet normative
Pesë aktet normative që seanca e sotme plenare shqyrtoi dhe miratoi ishin akti normativ nr. 34, datë 16.12.2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar”; akti normativ nr. 35, datë 16.12.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” miratuar me ligjin nr. 18/2020″; akti normativ nr. 36, datë 23.12.2020 “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik”; nr. 37, datë 24.12.2020 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 8, datë 7.12.2019 të Këshillit Ministrave “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”; akti normativ nr. 2, datë 13.01.2021 “Për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit”.
Akt Normativ nr. 34, datë 16.12.2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar” përcakton disa ndryshime në shpenzimet korrente dhe ato kapitale të financuara nga buxheti i shtetit. Përmes tij bëhet alokimi i fondit 3.4 miliardë lekë për financimin e shpërblimit të fundvitit për kategorinë e pensionistëve, bëhet shtesa e fondeve në masën 1.4 miliardë lekë, për financimin e disa nevojave shtesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëhet shtesa e fondeve në masën 420 milionë lekë në zërin e subvencionit të ndërmarrjeve ujësjellës-kanalizimeve, bëhet një shtesë në fondet e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.
Shpenzimet kapitale të parashikuara e të listuara në relacionin shoqërues të aktit janë: financimi shtesë prej 2.9 miliardë lekësh për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në shkallë vendi, financimi prej 982 milionë lekësh për projektet e përpunimit të mbetjeve urbane, financimi shtesë në masën 673 milionë lekë për dy projekte prioritare të KQZ-së, alokimi i fondit në masën 200 milionë lekësh për shpenzime shpronësimi dhe shlyerje detyrimesh të prapambetura në sektorin e infrastrukturës, alokimi i fondit shtesë prej 100 milionë lekësh, në programin e kërkimit shkencor, për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe akordimin e një fondi prej 97 milionë lekësh për ngritjen e sistemeve mbështetëse për funksionimin e godinës së SPAK-ut dhe BKH-së. Ky akt u miratua me 88 vota pro, 10 kundër dhe 7 abstenim.
Përmes aktit normativ nr. 35, datë 16.12.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” miratuar me ligjin nr. 18/2020″, bëhet e mundur shtyrja e afatit të gjykatës dhe prokurorisë kompetente, të ngarkuara sipas aktit normativ, në ushtrimin e kompetencave deri në zgjidhjen përfundimtare të rasteve të referuara nga Policia e Shtetit të cilat janë depozituar deri më 31 dhjetor 2020. Seanca e miratoi këtë akt me 90 vota pro, 9 kundër dhe 6 abstenim.
Akti Normativ nr. 36, datë 23.12.2020 “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik”, që synon të shmangë grumbullimet e personave si pasojë e vendosjes së kufizimeve në lëvizje të tyre përgjatë ditës, shtyn me tre muaj të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik, u miratua me 94 vota pro, 8 kundër dhe 3 abstenim.
Akti normativ nr. 37, datë 24.12.2020 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 8, datë 7.12.2019 të Këshillit Ministrave “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”, zgjat trajtimin me pagësë qiraje deri në afatin kur banesa e të prekurve nga tërmeti rikonstruktohet ose përfundon së u rindërtuari. Ky akt u miratua me 94 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim.
Akt Normativ nr. 2, datë 13.01.2021 “Për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit” u miratua me 87 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim.
Tre projektvendimet
Seanca e sotme shqyrtoi edhe tre projektvendime, përkatësisht ” “Mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH)” dhe “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”
Projektvendimi “Mbi përcaktimin e numrit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, që e rrit nga 15 në 20 prokurorë numrin e prokurorëve të SPAK-ut, u miratua me 94 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenime.
Projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri” u miratua me 90 vota pro, 9 kundër dhe 6 abstenim.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH)”, përkatësisht të z. Helidon Haliti, z. Besnik Mustafaj, z. Edmond Tullumani nuk u miratua, pasi kandidatura e z. Haliti mori 72 vota kundër, kandidatura e z. Mustafaj mori 74 vota kundër dhe kandidatura e z. Tullumani mori 76 vota kundër.
Dokumenta bashkëngjitur
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




