Kryemadhi: Investim në bursa për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me gratë e Elbasanit ka sqaruar një nga pikat e programit të LSI-së “Nga Bebja në Bebe”, ku çdo fëmijë i porsalindur do të mbështetet me 1 mijë dollarë. Zonja Kryemadhi sqaroi se kjo nuk ka të bëjë me hedhjen e parave në depozita bankare, por investim në bursa ku sipas saj është për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, në mënyrë të tillë që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria. “Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është programi ynë “Nga Bebja në Bebe”, ajo që themi ne ngurtësimi i fondit për bebet, që do të kenë mundësi që ata vetë ta tërheqin pas 25 viteve, ose pas 30 viteve kur ata të bëhen me fëmijë, nuk është depozitë bankare.
Mentaliteti në Shqipëri është që ne kemi taksidarët që të vijnë me kamxhik dhe të marrin taksat, dhe interesa bankare që njerëzit marrin kredi. Ndërkohë që bota po shkon drejt një tjetër zhvillimit dhe nuk ke se si të kuptosh se çdo të thonë fondet e zhvillimit, ose trust-fund, investimet në bursë, sepse Shqipëria nuk ekziston as në bursë. Dhe tashmë do të ekzistojë në bursë ‘Nga bebja në bebe’ që është për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, në mënyrë të tillë që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria.
Sepse prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit, sepse një nga arsyet pse të rinjtë ikin nga vendi është se ata nuk kanë më asnjë garanci për veten e tyre apo për familjen e tyre”, deklaroi kryetarja e LSI-së” u shpreh Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi teksa ka prezantuar programin e kësaj force dhe ka theksuar se një ndër prioritetet është fuqizimi ekonomik i gruas.”Ne kemi disa pika shumë të rëndësishme për fuqizimin ekomomik të gruas, jo vetëm në aspektin e biznesit, por edhe në vendimmarrje, në përfshirjen e tyre në politikë. Ne duam t’i japim forcë gruas jo thjesht për fasadë apo për ta përdorur si numër, por për t’i dhënë forcë vërtet asaj dhe në fakt LSI e ka treguar këtë gjë, duke pasur parasysh se edhe mua si grua, më kanë votuar si kryetare partie, ma kanë dhënë shansin që unë të vazhdoj dhe të mbështes të gjitha gratë dhe vajzat e tjera për t’u dhënë atyre më shumë mundësi”, deklaroi Kryemadhi..
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




