Nëse shqiptarët do të thirreshin sot për të votuar, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë politike

Politikë | 6 vite më parë
 

Sondazhi i dytë i zhvilluar nga Instituti italian Piepoli dhe që u transmetua në Report TV, vë në dukje se 48-52% e qytetarëve deklarojnë votën e tyre pro Qeverisë, Partia Demokratike me 31-35% të votave, LSI është në kuotat e 4-8%, PDIU do të merrte 2-4%. Surpriza e këtij sondazhi është partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim, e cila radhitet e pesta në rang kombëtar me 1-3%.

Të pyetur se si e konsiderojnë punën e kreut të PD-së Lulzim Basha për të bashkuar në një front opozitën, vetëm 20% e shqiptarëve e konsiderojnë shumë të mirë, 53% e quajnë të gabuar, ndërkohë që 25% normale.

Ndërsa qytetarët e kryeqytetit të pyetur se ‘nëse do të votosh sot për kë do të votoje’, 49-53% do të votonin PS, PD 33-37%, LSI 5-7%.

53 % e qytetarëve e vlerësojnë menaxhimin e pandemisë nga qeveria Rama deri tani. Po ashtu, 43 % e ka vlerësuar pozitive fushatën e vaksinimit, duke u shprehur se qeveria ka reaguar mirë dhe shpejt, ndërsa 34 % mendon se ka reaguar keq. Ndërsa 22 % shprehet se reagimi ka qenë i mirë, por ka ndodhur me vonesë.

Lidhur me rindërtimin, 56% e qytetarëve shprehen pozitivë me punën e qeverisë. 12% e cilësojnë të shkëlqyer, 33% të mirë ndërkohë që 11% të kënaqshme. Nga ana tjetër 16% e mendojnë se ka qenë e dobët ndërkohë që të keqe 25%.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme