Vaksinat/ Kritikat e Ramës në adresë të BE-së, reagon Basha: Faji i qeverisë!

Politikë | 6 vite më parë

Lidhur me kritikat që kryeministri Edi Rama, ka bërë në adresë të BE-së, për faktin se e la fatin e vaksinimit të rajonit të Ballkanit në atë që u quajt “mundësi për marrëveshje bilaterale”, ka reaguar kryetari I PD, Lulzim Basha. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Basha shkruan se “Rama po fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë”. Zoti Basha shkruan në facebook se BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira dhe se pas 25 prillit Shqipëria do rikthehet në rrugën e duhur.

“Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë. BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, shkruan Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme