Kuvendi dekreton ministrat e rinj Xhaçka e Peleshi

Parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri Rama dhe të dekretuara nga Presidenti Meta. Rama zyrtarisht nga sot nuk do të jetë më në rolin e dytë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, por vendin do e ketë Xhaçka që liron postin e Ministrit të Mbrojtjes.
SHKARKIMI I RAMËS SI MINISTËR I JASHTËM- 95 vota pro, 2 kundër, 2 abstenim
EMËRIMI I XHAÇKËS SI MINISTRE E JASHTME- 94 vota pro, 4 kundër, 1 abstenim
EMËRIMI I PELESHIT SI MINISTËR I MBROJTJES- 94 vota pro, 4 kundër, 1 abstenim

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




