Basha: Rama dështoi në çdo sektor dhe shkatërroi ekonominë

Lideri i opozitës Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet gjatë qeverisjes së tij.
Teksa ka publikuar një video në ‘Facebook’ ku përmenden premtimet e kryeministrit Rama, lideri demokrat theksoi se shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Mes të tjerash ai iu premtoi qytetarëve që PD do të sjellë shpresën për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!” shkruan zoti Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




