Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Politikë | 6 vite më parë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të diskutuar 23 pikat e rendit të ditës.

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar rendin e ditës, ku janë 23 pika për t’u diskutuar.

Kuvendi njofton se seanca plenare do të zhvillohet në respekt të të gjitha masave anti COVID-19, të miratuara nga qeveria në bazë të kërkesave të Këshillave të Komisionit të Ekspertëve.

Ndër pikat kryesore për t’u diskutuar janë dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të autoritetit të mbikëqyrjes Financiare, apo Inspektorit të Përgjithshëm të  Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme