Kryemadhi: Këto janë premtimet që s’ka mbajtur Rama

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka publikuar një listë me premtime, të cilat, sipas saj, nuk janë mbajtur nga kryeministri Edi Rama. Kryemadhi është ndalur te vendet e punës, shëndetësia falas deri te integrimi në BE. Sipas saj këto premtine që fillimisht janë shpërndarë nga ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, nuk janë mbajtur. Ndërsa ka shpërndarë premtimet, Kryemadhi shkruan se dështimi që sipas saj po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e kësaj qeverie. Kësisoj ajo shton se duhet t’ua kujtojë njerëzve që ata të gjykojnë vetë.
“Shumë e vërtetë Klajda! Janë jo vetëm këto 9, por edhe shumë premtime të tjera që ai nuk i ka mbajtur. Edhe dështimi që po shohim sot me Integrimin Europian ka ardhur si pasojë e tyre. Është mirë t’ua kujtojmë njerëzve, në mënyrë që ata të gjykojnë vetë mbi atë çfarë ai ka premtuar dhe çfarë ka realizuar për të mbajtur pushtetin”, shkruan Kryemadhi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




