‘Përmbyset’ harta elektorale, Dibrës dhe Gjirokastrës i’u hiqet nga një deputet

Bëhet zyrtare. Dibra dhe Gjirokastra do të kenë nga një deputet më pak, të cilët do t’i shtohen qarkut të Tiranës. Metropoli shqiptar do të ketë 36 deputetë. Tashmë beteja më madhe elektorale pritet të fokusohet në këtë qark. Këtë e ka vendosur tashmë KQZ. Por beteja politike në këto qarqe do të ketë një zhvillim të rëndësishëm, pasi rritet edhe më shumë dyshemeja për t’u zgjedhur deputet.
Drejtoria e Gjendjes Civile, ka informuar zyrtarisht KQZ-në për shtetasit me të drejtë vote. Nga formula e përllogaritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si në Dibër, ashtu edhe në Gjirokastër, do të humbet një mandat. Pra, dibranët do të zgjedhin 5 dhe jo më 6 deputetë, ndërsa gjirokastritët, do të votojnë për 4, e jo më për 5 deputetë.
Në këtë projektvendim të KQZ-së, të dy këto mandate që bien për shkak të lëvizjes së popullsisë, i shtohen qarkut Tiranë, ku nga 34 do të zgjidhen 36 deputetë. Referuar trendit të votave, sipas rezultateve të 2017-ës, mandati i djegur në Dibër i ikën Partisë Demokratike, ndërsa ai në Gjirokastër Partisë Socialiste. Fillimisht është përfolur që një mandat mund t’i kalonte dhe qarkut të Durrësit, por kjo duket nuk ka bindur ekspertët e KQZ-së për të ndërmarrë një hap të tillë. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




