Korrupsioni me paisjet anticovid, PD: “Qeveria zhvillon tender me 3-fishin e çmimit”

Politikë | 6 vite më parë

Ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri akuzoi sërish sot qeverinë për mbajtjen e një tenderi korruptiv në kohë pandemie. Sipas saj për paisjet anticovid, Qeveria ka dhënë tender me 3 -fishin e cmimit real.
“Kompania të cilës i është dhënë tender 3 milionë euro, me 3 fishin e çmimit, kishte ofertën më të lartë, por për qeverinë e Edi Ramës përfitimi nga tendera me çmime të rritura qëllimisht, është shqetësimi më i madh.
Me 3 milionë euro, mund të blijeshin 3 herë më shumë pajisje mbrojtese për mjekët dhe personelin shëndetësor.und të ishin blerë 3 herë më shumë veshje speciale, çizme, syze, maska mbrojtëse.
Kjo nuk ndodhi as këtë herë, sepse qeveria ka vendosur të vjedhë edhe tek pajisjet qe mbrojnë mjekët. Shqipëria ësjtë një mga bendet me numrim më të lartë të mjekëve që kanë humbur jetën për shkak të covid 19, “akuzoi ajo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme