Basha : Qeveria ka fshehur 414 vdekje nga Covid , Rama pergjigjet :Panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë!

Politikë | 6 vite më parë

Lulzim Basha ka paraqitur mbreme disa letra që i cilëson si dokumente.

Edhe pse pa vule dhe pa firmë, Basha tha se janë dokumente nga spitalet dhe denoncimet që i vijnë. Kreu i PD shtoi se letrat janë pa kokë sepse disa mjekë guximtarë por të frikësuar, ia kanë dhënë atij.

“Që ky është fakt ne e kemi bërë edhe objekt bisedash. Normalisht Prokuroria duhet të vinte t’i merrte këto letra sonte këtu. Ne kemi edhe listat me emrat e plota. Me emra dhe mbiemra nga morgu” – tha Basha.

E thënë ndryshe, sipas Bashës qeveria ka fshehur 414 vdekje.

I menjehershem ka qene reagimi i kryeministrit Rama. Nga nje studio tjeter televizive ai tha: “Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme