Basha hedh akuza të rënda: Mediat janë të blera, “inceneratorët” kanë buxhet të veçantë për këtë punë

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh të enjten se mediat në Shqipëri janë të blera. Ai u shpreh se përfituesit e inceneratorëve kanë një buxhet të veçantë pikërisht për t’i blerë mediat.
Lulzim Basha nuk pranoi në asnjë moment që në ‘Opinion’ të tregonte konkretisht se cilat media përfitojnë nga ky pretendim i tij.
Basha e tha se PD gjithmonë ka denoncuar, por mediat s’kanë pasur interes apo nuk kanë qenë të vëmendshme ndaj deklaratave të selisë blu.
Kreu i PD shkoi më tej duke u shprehur se nëse një ditë zgjidhet kryeministër do të hetojë parajsat fiskale të cilat ai pretendon se janë përfshirë subjekte shqiptare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




